SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

E trishtë, ndërron jetë para kohe mjekja shqiptare në Gjermani

Ndërron jetë në moshën 43 vjeçe mjekja Alketa Stroni. Mësohet se mjekja e cila ka punuar edhe më herët në spitalin e Traumës në Tiranë, ka ndërruar jetë në Gjermani.

E trishtë, ndërron jetë para kohe mjekja shqiptare në Gjermani

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije doktor Gramoz Hodaj, i cili në një postim të gjatë në rrjetet sociale tregon njohjen me Alketën kur shkoi në spital si praktikante. Mesazhe të shumta ngushëllimi kanë ndarë në rrjetet sociale edhe kolegë të tjerë të mjekes.

Nga Dr. Gramoz Hodaj

Lamtumirë Dear Alketa…

Unë nuk di të hesht kur zemra dhe shpirti im flet brenda meje me fjalë të dhimbshme.

Kështu më ndodhi edhe sot në mëngjes, kur mësova lajmin se Dr Alketa Stroni kishte ndërruar jetë në Gjermaninë e largët dhe të ftohtë.

Sot u shua edhe një tjetër yll nga qielli i elitës së historisë të spitalit tonë

Teksa po lexoja dedikimin e postuar në FB nga Tani miku im, dhe bashkëshorti i dashur i Alketës, lotët më tradhëtuan dhe trishtësia më kaploi në çdo skutë të shpirtit tim.

Vite më parë erdhën në urgjencën tonë dy mjeke të reja për të bërë praktikën mjekësore, Dr Alketa dhe Dr Irena.

Me përqasjen, energjinë, pozitivitetin, qytetarinë dhe përkushtimin që demostruan, lanë mbresa të thella mes stafit tonë.

Pasi mbaroi specializimin për mjekësi interne Dr Alketa punoi bashkë me mua, në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës

Ngaherë jam ndjerë krenar që kam patur në krah një kolege brilante me dije të pamatshme në mjekësi dhe jo vetëm

Dear Alketa,

Jeta jote ishte mjaft e shkurtër, por e mbushur më shumë me vepra, se sa me ditë.

Ti jetove mes nesh duke bërë një jetë mes stuhive, përballjeve dhimbjeve, ëndrrave, dashurisë dhe shpresës.

Ti kurrë nuk e pranove humbjen dhe urrejtjen në shpirtin tënd.

Emri dhe vepra jote do shkëlqejnë mbi gjithë këto re që gjenden sot mbi ne.

Ti synove ngaherë të gjendeshe tek yjet dhe kurrë nuk shikoje pas.

Dhe sot ti po ngjitesh e paqshme mes yjeve duke na lënë pas mes dhimbjeve dhe trishtimit, por edhe me shkëlqimin tënd

Kufijtë që ndajnë jetën nga vdekja janë të paqartë dhe të mjegullt.

Do ngelesh ngaherë në memorjen time një kolege, e qeshur, e brishtë, e fortë, e bukur, e dashur, e butë, e ditur, e përkushtuar, e paqshme dhe thellësisht humane

Jeta është tejet e shkurtër. E nesërmja nuk ekziston për askënd…Lamtumirë !

Total 2 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?