AktualitetPolitike

A do të sigurojë 84 vota për Amnistinë Penale? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur se Amnistia Penale do të votohet dhe do të sigurojë votat në Kuvend.

Ai tha në një dalje për mediat se ky pr.ligj do të marrë votat e të gjithëve.

“Duhet t’i referoheni një deklaratë të ministrit të drejtësisë. Amnistia është në tryezën e Kuvendit. Atë do ta votojnë të gjithë. Nuk është puna se do të votojnë për PS, por për një akt historikisht që parlamenti e ka bërë pa ndarje partiake. Është akt siç bëjnë të gjitha vendet e civilizuara që shteti të ushtrojë detyrimin kushtetues të lehtësimit për këtë detyrim.”, tha ai.

Pas përfundimit të mbledhjes me drejtues të PS-së, kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste është një fazë të riorganizimit, siç është rienergjizimi i saj.
Ai tha për mediat se do të vijojë puna për hapjen e partisë, për anëtarësimet e reja. Ai tha se objektivi i PS është anëtarësimi deri në 50 mijë anëtarë deri në qershor.

Rama: Ne bëjmë takime të rregullta sepse jemi në një proces shumë të rëndësishëm dhe të thellë si kurrë më parë për rienergjizimin e qelizave bazë të PS dhe për vijimin e hapjes së partisë për anëtarësimet e reja. Kemi vendosur objektivin e 50 mijë anëtarëve të rinj deri në Kongresin e qershorit. Me cfarë kemi parë e realizuar deri tani është objektiv i arritshëm. Domosdoshmëri përcjellja e mesazhit që është e domosdoshme të fuqizojmë PS sepse është e vetmja forcë në vend që ka alternativë dhe aftësi qeverisëse si dhe përgjegjësi reale për procesin e anëtarësimit. Shqipëria 2030 të ngjitet në majë. Kurora e kësaj maji është gatishmëria për të qenë anëtar të BE.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?