Aktualitet

Rritet çmimi i energjisë për…

Kreu i OSHEE, Enea Karakaçi në tryezën e diskutimit me përfaqësues të Shoqatës së Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave, ku ishte e pranishme edhe Belinda Balluku, propozoi çmimet e reja të energjisë elektrike për furrat që prodhojnë bukë dhe pastiçeri.

Propozimi për ndryshimin e çmimit të energjisë elektrike është bërë për 3 fasha. Për furrat e bukës mbetet 7.6 lekë kilovati që është aktualisht. Ndërsa do rritet me 9.5 lekë kilovati për furrat e bukës që janë dhe pastiçeri dhe 12 lekë kilovati për furrat e bukës që kanë pastiçeri e kafe.

“Ne kemi pasur një diskutim shumë të gjatë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë me përfaqësues aty dhe kemi bërë një lloj tipologjie që besoj dhe me Shoqatën e furrave të bukës kemi gjetur dakordësinë. Sot ne vijmë me një propozim që ka 3 çmime. Ka një çmim që është 7.6 lekë për kilovatorë që është vetëm për ato subjekte që kanë vetëm furrë buke, asgjë tjetër. Kemi një çmim 9.5 lekë që është për ato ambiente që kanë furra buke por që kanë dhe aktivitete pak më të integruara siç mund të jetë shitja e pastiçerisë apo dhe e produkteve të tjera të brumrave. Dhe kemi një çmim tjetër që është 12 lekë që është për ato ambiente që janë më të zgjeruara që kanë të përfshirë bar dhe kafe.”, tha ai

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?