AktualitetPolitike

Berisha: Porti i ri në Porto Romano do shkojë të paktën 800 milionë euro, të gjitha do i paguajnë qytetarët shqiptarë

Berisha: Porti i ri në Porto Romano do shkojë të paktën 800 milionë euro, të gjitha do i paguajnë qytetarët shqiptarë

Sot, Edi Rama dërgon në parlament ligjin për të përfshirë në buxhetin e shtetit me 400 milionë euro dorë të parë, ndërtimin e portit në Porto Romano, pasi ka shndërruar në pronë të tij, të Olsit, të klaneve rreth tij dhe Alabarit, portin mijëravjeçar të shqiptarëve, Portin e Durrësit.
Pasi ka përvetësuar 1.4 milionë metër katrorë, me një vlerë reale 4 miliardë euro, pronë publike e qytetarëve shqiptarë, me të cilën me Alabarin e tij, do të ndërtojë 12 mijë apartamente dhe prona të tjera për t’u bërë supermiliarder, kurse qytetarëve u thith palcën, u thith gjakun me taksat dhe paratë e tyre.
Të dashur miq, vetëm fjala juaj, vetëm revolta juaj, vetëm mosbindja juaj civile janë shpëtimi i Shqipërisë.
Të ngrihemi se kurrë nuk mund të qëndrojmë si njerëz të pashpresë, se kurrë nuk do i besojmë fatin tonë atyre që shkelmojnë mbi të.
Të ngrihemi sa më parë në këtë betejë.
Mos harroni një gjë, demokrate dhe demokratë, shqiptare dhe shqiptarë, se të gjitha arritjet e 32 viteve i përkasin të shkuarës, kurse sot Shqipëria është para ekzistencës apo mosekzistencës së saj. Para shkatërrimit të saj. Para boshatisjes së saj.
Asnjë arritje nuk ka vlerë për shqiptarët në qoftë se nuk përmbysim diktaturën shkatërrimtare të Edi Ramës.
Shqipëria kurrë nuk ka qenë pronë siç është sot, e një grupi kriminal në pushtet.
Urdhëroni ç’bëhet, hiqet porti mijëravjeçar, për të ndërtuar parajsën Edi Rama të veten dhe të Olsi Ramës.
Porti i ri do shkojë të paktën 800 milionë euro, të gjitha do i paguajnë qytetarët shqiptarë.
Skavica do kushtojë 1 miliard euro, të gjitha do i paguajnë qytetarët shqiptarë.
Dhe ata nuk do kenë mundësi kurrë të ndryshojnë me votën e tyre pushtetin, në qoftë se nuk përmbysin Edi Ramën dhe nuk krijojnë qeverinë teknike.
Përulem para jush, shembull frymëzimi për shqiptarët jeni ju.
Shembull i madh frymëzimi.
Ndaj dhe u bëj thirrje shqiptarëve të bashkohen në betejë, se Shqipëria nuk ka qenë kurrë në kthetrat e një klike grabitëse.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?