SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Alibeaj: “Humbëm garancinë e vetos”

Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat nga selia blu tha se e sakfrikuara më e madhe nga marrëveshja sipas tij, okulte, mes mazhorancës dhe opozitës është Reforma Zgjedhore.

Alibeaj: Çdokush kërkon të dijë çfarë u fitua në 5 muaj betejë të rreme.
Së pari bilanci bëhet duke iu drejtuar jetës parlamentare. Nga marrëveshja okulte kemi marrë 1 ose 2 komisione hetimore interesi publik i së cili nuk është ai që pritet.
Komisionet bëhen nga një ligj i përcaktuar nga Rama
E sakrifikuara më e madhe është Reforma Zgjedhore.
Për opozitën kjo ka një kosto të madhe. Opozita ka humbur garancinë e saj më të madhe, e drejta e votës për t’i vënë mazhorancës kufi që të mos kalojë ligje të rëndësishme duke peshkuar elektronë të lirë.

PS e dështoi Reformën Zgjedhore dhe kjo ka bilanc të hidhur për publikun.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?