Aktualitet

Rama: Kuvendi do pushojë së qenuri çmendinë

 

Ai tha se shumica kuvendore duhet të vendosë në tryezën e komisioneve të ligjeve një draft-rezolutë për të nxitur një debat të madh publik, lidhur me sfidat  kombëtare të anëtarësimit në Bashkimin europian dhe reformat që Shqipëria duhet të marrë pa humbur kohë

 

“Për vendin ky është një moment ku reformat po japin rezultate, në ekonomi në drejtësi dhe në çdo sektor, por ky është momenti për të rritur shpejtësinë e për të nxitur një dallgë të re reformash në funksion të mirëqeverisjes, zbatimit të ligjit dhe anti-korrupsionit. Kjo shkon në një linjë me kërkesat e fazës së re të integrimit europian, suksesit të bisedimeve për anëtarësim në bashkimin europian, por kjo megjithatë është një domosdoshmëri e kësaj faze të re të vendit në përgjithësi.

Më vjen mirë që Kuvendi do të pushoj së qeni çmendinë dhe fjala do të rikthehet në vend të dhunimit të saj i cili goditi më keq imazhin e parlamentit që edhe pa dhunimin e fundit nuk ishte aq i mirë. Mbase rikthimi i fjalës do të rikthejë hapësirë për të komunikuar dhe jo veç për të folur secili për të vetët. Shumica jonë kuvendore duhet të vendosë në tryezën e komisioneve të ligjeve një draft-rezolutë për të nxitur një debat të madh publik, lidhur me sfidat  kombëtare të anëtarësimit në Bashkimin europian dhe reformat që Shqipëria duhet të marrë pa humbur kohë”,-tha kryeministri.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?