Aktualitet

Aksident në Cërrik, dy makina përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në qytetin e Cerrikut. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet për të lënduar, vetëm për dëme materiale, madje njëri prej automjeteve ka mbetur i shkatërruar pothuajse plotësisht.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë qarkullimi me shpejtësi tej normave të lejuara dhe humbja e kontrollit të drejtimit të lëvizjes nga ana e njërit prej drejtuesve të automjeteve të përfshira në këtë aksident.

Sakaq pritet një reagim zyrtar nga ana e Policisë, për zbardhjen e plotë të rastit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?