AktualitetPolitike

“29.225 anëtarësime të reja në PS”, Rama: I tejkaluam objektivat

“Sot në regjistrin digjital të anëtarësisë socialiste numërohen plotë 29,225 anëtarësime të reja. Shifra e anëtarësimeve të reja është domethënëse për ne të gjithë, jo për t’u ndalur këtu por për të parë në pasqyrën e re të anëtarësisë së çdo qarku potencialin e madh të rritjes së forcës sonë politike.

Le të mos ndalemi kurrsesi këtu, port ë vendosim sot dy objektiva të reja. 50 mijë anëtarë të rinj, deri në kongresin tonë zgjedhor të qershorit të këtij viti. Domethënë edhe 20 mijë pak që u shtohen këtyre që përmenda. Objektivat tona janë tejkaluar pasi ne nuk kemi pritur që njerëzit të vijnë te ne, por kemi shkuar ne te ata. Objektiva e dytë është rishikimi i përbërjes së çdo organizate socialiste me qëllim harmonizimin  e përbërjes së secilës organizatë me profiling politike dhe social të zonës që mbulon organizata socialiste”,-tha kryeministri Edi Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?