Aktualitet

SPAK përfundon hetimet për sterilizimin/ Ilir Beqajt i komunikohet akuza të hënën

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për dosjen e sterilizimit duke çuar në GJKKO, kërkesën për çeljen e gjykimit.

SPAK po iu komunikon akuzat të akuzuarve e të pandehurve.

Nën akuzë për koncesionin e sterilizimit janë 9 persona, mes të cilëve ish zyrtarë të ministrisë së Shëndetësi, përfshirë Ilir Beqaj.

Ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, do i komunikohet akuza të hënën.

Të pandehur për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro janë Ilir Rrapaj, Klodian Rjepaj, Genc Burazeri, Marsela Serjanaj, Arben Gjata, Naile Ajazi dhe Petro Mersini, si dhe Saimir Kadiu. Ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet në akuzë për shperdorim detyre kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë se për sterilizimin janë nën masën e arrestit me burg Rjepaj e Rrapaj, dy persona të tjerë janë nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe 4 të tjerë nën masën “Detyrim paraqitje”.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?