Bota

Spanja kalon ligjin e kontestuar të amnistisë për liderët separatistë të Katalunjës (fotot)

Liderët politikë në Spanjë aprovuan sot një ligj amnistie për udhëheqësit e lëvizjes së pavarësisë së rajonit të Katalunjës në 2017, duke dashur t’i japin fund përpjekjeve për ndjekjen e tyre penale.

Kreu i partisë së djathtë opozitare Vox, Santiago e quante ligjin “një akt kolosal korrupsioni,” kurse zëdhënësi i socialistëve në pushtet tha se “hap një periudhë të re rikëshillimi.”

Deputetët aprovuan amnistinë për separatistët katalanas dhe liderin e tyre Carles Puigdemont i cili vijon të mbetet në arrati për t’i shpëtuar ndjekjes penale për akuzat e 2017.

Ata votuan 178 në favor e 172 kundër për të mbyllur një nga krizat politike në disa dekada për Spanjën.

Ligji duket se është i rëndësishëm për kryeminsitrin Pedro Sanchez për të siguruar mbështetjen e partive separatiste në zgjedhje.

Një version i mëhershëm i ligjit u rrëzua nga parlamenti gjashtë javë më parë.

Teksti i ri i ligjit hiqte referencat ndaj kodit penal të Spanjës dhe i referohej vetëm normave evropiane për përkufizimin e “terrorizmit”.

Por opozita e djathtë spanjolle vijon të kundërshtojë duke thënë se kryeministri Sanchez vetëm “po blen” votat e separatistëve për të qëndruar në pushtet.

Teksti i hartuar nga socialistët dhe dy parti katalanase është nga më të kontestuarit që prej ardhjes në pushtet të Sanchez në 2018.

Ministri i drejtësisë Felix Bolanos tha se amnistia mund të përfshjë deri në ” 400 njerëz”.

Aktualisht lideri separatistëve katalanas është i larguar në Belgjikë ndërsa nëntë kolegë të tij fillimisht u burgosën, por më pas qeveria u dha faljen./AFP/

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?