AktualitetPolitike

Këlliçi: Ka vetëm një PD dhe Berisha është kryetari, e tregoi 20 shkurti

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shprehur se ka vetëm një PD dhe kryetari i kësaj force politike është Sali Berisha.

Komentet Këlliçi i bëri në Euronews Albania, ku tha se këtë e tregoi edhe protesta e 20 shkurtit, e cila sipas tij ishte një mesazh për qeverinë dhe për ndërkombëtarët.

Ai tha gjithashtu se sipas mendimit të tij, jo vetëm 2 komisione, por edhe 80 nëse qeveria i jep opozitës, me ligjin e ri, janë të parëndësishme që deputetët të bëjnë punën e tyre.

“Unë nuk ta mohoj që PD ndoshta ka kaluar 2 vite e gjysmë më të vështirat të jetës së saj politike, por këto kanë shërbyer edhe për ta forcuar dhe për të treguar peshën e saj. Që 20 shkurti ka qenë një mesazh i qartë për qeverinë, kjo është e padiskutueshme. Edhe për ndërkombëtarët ka qenë një mesazh i qartë.

Është një lajm i mirë që edhe ndërkombëtarët i kanë thirrur arsyes, për të njohur realitetin politik në vend. Duan apo nuk duan ka një PD dhe ajo PD drejtohet pikërisht nga Sali Berisha. Pastaj hajde i hyjmë diskutimit nëse duhet të hapet PD, duhet të ftojë personalitete të rinj, nga diaspora, etj.

Fillimi  AKTUALITET
Këlliçi: Ka vetëm një PD dhe Berisha është kryetari, e tregoi 20 shkurti
19:15 : 14/03/2024

Lexo edhe:
Negociatat PD-PS/ Rama u përgjigjet akuzave për pazar me Berishën: Janë sulur idiotët
Shehu flet pas sherrit me Nallbatin: Aksioni të përqëndrohet në kundërshtimin e burgosjes së Berishës

Në PD vijon të ketë debate dhe diskutime. Kjo për mendimin tim është një gjë shumë e mirë. Unë personalisht gjykoj që jo dy komisione, jo 8, por edhe 80 të të japë qeveria, janë të parëndësishme, për të bërë detyrën e tyre deputetët e opozitës.

Nga ana tjetër po presim që të marrim atë që i takon opozitës, vendin në tryezën në reformën zgjedhore dhe të drejtën e paritetit. Ende jemi në bisedime, nuk ka asgjë të dakordësuar. Ajo çka do të ndodhë ditën e nesërme, do të ketë një shtim kallëzimi në çështjen e McGonigal, që do të depozitohet në SPAK sërish, për korruptimin që i ka bërë kryeministri Edi Rama një prej agjentëve të FBI-së”, tha Këlliçi

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?