AktualitetRajoni

Nuk i pëlqeu mishi që iu servir, plagos me thikë shefin e kuzhinës

Një 52-vjeçar shqiptar në Selanik të Greqisë, plagosi me thikë shefin e kuzhinës, pasi nuk i pëlqeu mishi që i kishin servirur në restorant.

Ngjarja ka ndodhur në fillim të muajit mars në një restorant në Selanik, kur 52-vjeçari shqiptar humbi kontrollin nga nervat se mishi që iu servir nuk ishte i shijshëm.

Sipas shqiptarit mishi që i servirën në restorant ishte i gatuar një ditë më parë.

Pas ngjarjes emigranti shqiptar u arrestua, ndërsa sot ai është paraqitur para Gjykatës në Selanik për tu njohur me masën e sigurisë. Ndaj 52-vjeçarit rëndon akuza “vrasje e mbetur në tentativë”.

Ai ka pretenduar se në atë moment ka qenë nën efektin e akoolit. 52-vjeçari ka shprehur pendëse për veprimin e tij, ndërsa i ka kërkuar falje shefit të kuzhinës.

Ndaj shqiptarit rëndin akuza tentativë për vrasje.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?