SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Gjekmarkaj: Basha është kthyer në klloun të qeverisë’

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, i ftuar në rubrikën Opinion në News 24, duke folur për situatën brenda Partisë Demokratike, deklaroi se i vjen keq që Lulzim Basha është kthyer në një klloun të qeverisë.

Gjekmarkaj theksoi se Basha nuk ka as vulë e as sigël të PD-së. Ai shtoi se zgjedhjet që ai ka bërë në Partinë Demokratike nuk janë njohur. Për Gjekmarkajn, gjykata duhet t’ja japë vulën shumicës.

“Sa i përket ligjit për amnistinë penale, maxhoranca po bën amnisti anti-Salianji. Basha duhet të mos kthehet në një klloun të qeverisë. Basha nuk ka as vulë dhe as sigël, zgjedhjet e tij nuk janë njohur. Gjykata t’i japë vulën e PD-së shumicës. Bashkimi i PD-së është minimumi, për fitore pastaj duhet akoma më tepër punë. Duhet që të bashkohemi si Parti Demokratike. Do doja që Blinken të vizitojë përfaqësues të opozitës. Edhe zoti Blinken kur ishte në Tiranë nuk e kritikoi opozitën për asgjë dhe kjo ka rëndësi të madhe”, tha Gjekmarkaj.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?