BotaRajoni

Zgjidhet pasardhësi i Berluskonit në krye të Forza Italia

 

Tajani shërbeu për një kohë të gjatë si krahu i djathtë i ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, raporton Ansa.

“Jam i lumtur, ndiej një përgjegjësi të madhe mbi supet e mia, sepse nuk është e lehtë të vesh shiritin e kapitenit kur Silvio Berlusconi mbante atë shirit, do të bëj më të mirën, do të përpiqem të përfshij sa më shumë njerëz në lëvizje dhe do të mendoj shumë edhe për administratorët vendorë”, tha ai Tajani.

Zëvendës të Tajanit u zgjodhën Roberto Occiuto, Alberto Cirio, Deborah Bergamini dhe Stefano Benigni.

“Të parët që më uruan ishin (fëmijët e Berlusconit) Marina dhe Pier Silvio. Familja Berlusconi vazhdon të ndjekë me dashuri krijimin më të bukur të Silvio Berlusconit, që është Forza Italia”, shtoi Tajani.

Berlusconi shërbeu tre mandate si kryeministër dhe vdiq në vitin 2023 në moshën 87-vjeçare.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?