Politike

Berisha: Shqipëria dhe kombi janë të çmuara, të ngrihet me guxim dhe të vijë në Tiranë

NJOFTIM PËR SHTYP

Berisha: Ky 20 shkurt fton çdo shqiptar për të cilin liria, dinjiteti njerëzor, Shqipëria dhe kombi janë të çmuara, të ngrihet me guxim dhe të vijë në Tiranë

Të dashur qëndrestarë dhe qëndrestare, misionarë të pamposhtur të përpjekjeve të shqiptarëve për tu çliruar nga një diktaturë e dytë, diktaturë e shëmtuar, diktaturë që po shkatërron qenien shqiptare më shumë se të gjitha pushtimet që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre.
Miqtë e mi!
20 shkurti është dita e shqiptarëve, është dita e betejës kundër tiranisë.
Me 20 shkurt, mbi 100 mijë shqiptarë u bashkuan formuan një fuqi që vendi kurrë nuk e kishte parë, përmbysën simbolet e tiranisë më të egër që kishin përjetuar dhe çelën rrugën e 22 marsit, votës së lirë, triumfit të demokracisë.
Ky 20 shkurt fton çdo shqiptar për të cilin është i çmuar liria dhe dinjiteti njerëzor, për të cilin është i çmuar Shqipëria dhe kombi të ngrihet me guxim, të vijë në Tiranë, kudo që ndodhet për një betejë pa kthim kundër regjimit që bazohet në krimin, vjedhjen e shqiptarëve, drogën, shkatërrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Me 20 shkurt ftoj mbarë qytetarët e këtij vendi të vijnë në Tiranë, sepse demokracia, sepse liria është pasuri e të gjitha pasurive.
Koha provoi se sot shqiptarët janë më të varfër, janë shpresëvrarë, largohen masivisht nga Shqipëria, janë qytetarët më të vjedhur në Europë.
Votën e tyre e numërojnë bandat dhe banditët.
Opozitën e tyre e shkatërroi mafia shqiptare dhe ndërkombëtare.
Sot çdo shqiptar që do ta ndjejë veten të respektuar, dinjitetin e tij të respektuar duhet të bashkohet me ju, të bashkohet në Tiranë, në një betejë jetike për të rikthyer në Shqipëri vlerat e lirisë, votën e lirë, pluralizmin.
Miqtë e mi!
Zhvillimet e dy viteve të fundit janë zhvillime dramatike në themelet e një rendi shoqëror. Janë zhvillime dramatike për të ardhmen e një kombi dhe një vendi, janë zhvillime të cilat faktojnë për çdo njeri vendosjen e një lloj diktature tjetër, diktaturës së krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve.
Opozita u sulmua barbarisht si askund tjetër, mafia më e fuqishme e botës u kontraktua për të shkatërruar opozitën shqiptare.
Qeveria me në krye, kryehajdutin e kombit bëri gjithçka që vendi të ishte pa opozitë.
Por të gjitha këto dështuan.
Sot opozitë jeni ju, opozitë janë qindra e mijëra shqiptarë të cilët bashkohen me ju, me 20 shkurt për ti dhënë ndëshkimin e merituar atyre të cilët donin një shqipëria pa opozitë, atyre të cilët asgjësuan çdo hapësirë për opozitën.
Atyre të cilëve me firmat e tyre vjedhin çdo ditë, çdo muaj qindra milionë euro.
Trajtojnë pasuritë publike si pronë private, njëlloj si në diktaturën më të egër.
Atyre të cilët shkelmojnë mbi interesat kombëtare, mbjellin ndasi dhe bëjnë gjithçka që të asgjësojnë fuqinë e një kombi, të ardhmen e tij.

Berisha: Edi Rama ndan pasurinë me klanet e krimit, e ka shndërruar Tiranën në lavatriçen më gjigante të drogës dhe krimit në botë

Sot shqiptarët janë një komb, nuk them në zhdukje, por pothuajse në zhdukje.
Në 10 vite më shumë se 1/3 e tyre janë larguar nga Shqipëria.
Dy janë largimet më të mëdha të shqiptarëve nga kjo tokë në kohërat e reja.
Largimi i vitit 1990, kur ata u takuan me lirinë, por përjetonin dhimbjet e tmerrshme të tiranisë së mjerimit dhe u nisën e vërshuan për të lehtësuar ato dhimbje në dhera të tjera.
Kurse largimi i dytë vjen këto 10 vite si pasojë e instalimit gradual të një të keqe të madhe, të një diktature të re, në të cilën çdo ditë vritet shpresa e tyre.
Në të cilën atyre u dëshmohet se vullnetin e tyre e kontrollon qeveria.
Në të cilën atyre u dëshmohet se pasuritë publike janë pasuri e qeverisë për ti vjedhur dhe shpërdoruar.
Në të cilën atyre u dëshmohet se droga është preokupimi kryesor i pushtetit.
Në të cilën atyre u faktohet se krimi është sundimtari i vërtetë i Shqipërisë.
Të gjitha këto janë një apel i madh për çdo shqiptar.
Janë një apel për ata që përmbysën një diktaturë.
Ngrihuni se ju njihni më mirë se kushdo tjetër të zezat e diktaturave.
Ngrihuni sepse ju përjetuar varfëri dhe mjerim, se në paranojën e tij Enver Hoxha shndërronte pasuritë në bunkerë dhe tunele.
Kurse sot përsëri nuk begatoni, jeta juaj përkeqësohet sepse Edi Rama transporton me avionin e tij, me 140 fluturime në 18 muaj, shumat përrallore të parave tuaja.
Sepse Edi Rama sikur të mos ekzistoni kërkon të përvetësojë miliarda me portin e Durrësit.
Sepse Edi Rama ndërton 1 kilometër rrugë me 20-24 mln euro, ndërkohë që të tjerët e ndërtojnë me 1-2 mln euro.
Sepse Edi Rama ndan pasurinë me klanet e krimit.
E ka shndërruar Tiranën, qytetin e bekuar, në lavatriçen më gjigante të drogës dhe krimit në botë. Ja kalon dhe Bogotas dhe qyteteve të Amerikës Latine.
Nuk ka qytet tjetër në të cilin, nuk gjindet qytet tjetër në botë që të ketë 50 mijë apartamente bosh dhe çmimet vetëm të rriten.

ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?