SPRINT NEWS ALBANIA

Bota

Biden urdhër të prerë Netanyahut: Nuk ka sulm në Rafah pa mbrojtur civilët!

Presidenti amerikan Joe Biden telefonoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe përsëriti kundërshtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj një sulmi në Rafah “pa mbrojtje për civilët palestinezë”.

Këtë e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate.

Mësohet se Biden i ka përsëritur kryeministrit izraelit thirrjen se nuk do të ketë sulme në Rafah pa mbrojtur civilët më parë. Izraeli ka nisur një sulm në Rafah që është dënuar nga ndërkombëtarët.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?