Kulture

Bujar Qamili rrëfen sakrificat: Kam 18 vite që s’e festoj Vitin e Ri në shtëpi

Këngëtari Bujar Qamili ishte i ftuar në “Fitstation” në News24 ku rrëfeu karrierën në muzikë por edhe marrëdhëniet e tij me pjesëtarët e familjes.

Ai tregoi për moderatoren Çenkuela Hasa se bashkëshortja ka qenë njeriu që ka sakrifikuar më shumë për shkak të profesionit të tij.

“Të them diçka që është e drejtë, njeriu që më ruan më shumë dhe më bezdis më shumë është gruaja, kur them më bezdis kam parasysh që ajo nuk do që një mizë me kalu për mos me u trazu unë. Një pjesë e madhe e jetës time artistike ka pasur lidhje me familjen, veçanërisht me gruan. Tani interesi i saj ndaj meje tani është më i madh. Gruaja është ajo që ka vuajtur më shumë karrierën time. Unë kam 18 vite që se bëj Vitin e Ri në shtëpi. Nuk është problemi te lekët por unë ndjehem mirë kur jam në punë”- tha artisti.

Bujarrr

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania