AktualitetPolitike

Shehi përplaset me Takun: Nga ardhja e emigrantëve do fitojnë vetëm ca matrapazë

Dashamir Shehi dhe avokati Spartak Ngjela kanë diskutuar për ardhjen e emigrantëve në Shqipëri pasi nënshkrimit të marrëveshjes me Italinë.

A ka Shqipëria përfitime nga kjo marrëveshje? “Në Top Story” Ngjela mendon se do ketë fitime, ndërsa Shehi shprehet se nuk do ketë asnjë përfitim, “vetëm disa matrapazë do fitojnë dhe askush tjetër”.

Ngjela: Ne nuk e dimë sa do të shkojë numri këtu.

Ngjela: Po ç’rëndësi ka zotëri, ti thua do të vijnë pak, unë them do të vijnë shumë, po të vijnë shumë është përfitim monetar.

Shehi: Unë po them inshallah vijnë pak, ti po thua fitim, çfarë fitimi, ku kemi nevojë për fitim ne.

Ngjela: Janë njësoj si turizmi, kush i ushqen, Italia i ushqen, paratë ua jep Italia, ne nuk e dimë.

Dashamir Shehi: Të kishte kaq fitim kjo punë i kishin marrë anglezët e gjermanët, se janë më të mençëm se ne.

Ngjela: Kanë nevojë për lëmosha anglezët?

Dashamir Shehi: Po ç’fitim ka për për të dalë, ja do e shohim nga kjo histori, a mund të fitojnë nja 2-3 matrapazë që do marrin monopolin. Nga ata kemi shyqyr zotit dhe pa na ardhur afrikanët. Gjesti është puro politik.

Ngjela: Po të ishte puro politik do e kapërdija pak. Unë them që do ketë fitim.

 

Top Channel

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania