Aktualitet

Parashikimi i motit/ Temperaturat mbi 20°C, në disa zona priten reshje shiu

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të shpeshta në të gjithë territorin, por më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Po ashtu; do të shtohet edhe lagështira relative në ajër në shumë qytete të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera minimale deri në 21°C vlera maksimale e cila pritet në qytetine Sarandës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe fortë në det duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania