Aktualitet

Manja: Duhet të ketë masa alternative të dënimit dhe jo të shkohet vetëm drejt burgu

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja sqaroi gjatë Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut lidhur me detajet e draftit për Amnistisë Penale.

Manja tha se burgjet janë të mbipopulluara dhe se referuar standarteve të BE, nuk do duhet të kishim këtë numër personash të paraburgosur.

Jemi plus 190 të paraburgosur dhe të dënuar më shumë sesa kemi kapacitete. Nëse kemi 5818 të paraburgosur dhe të dënuar kapacitetet tona janë plus 190 më shumë. Referuar standarteve të BE, nuk do duhet të kishim këtë numër personash të paraburgosur. 2204 kemi të dënuar dhe po t’u referohemi standarteve të BE do duhet të kishim 30% si maksimum të numrit të paraburgosurve në raport me të dënuarit.  Jemi tek 2500 persona të paraburgosur më shumë sesa standartet e BE. Jemi mbi kapacitetet. Amnistia në këtë moment përveç parimeve të tjera, do na shërbejë edhe ne për të na krijuar një mundësi të sistemit siç duhet”, tha Manja.

Sipas ministrit amnistia është një zgjidhje e përkohshme dhe se shumë shpejt do mendojnë një zgjidhje afatgjatë për ta sjellë në standartet që kërkon BE.

Amnistia është një zgjidhje e përkohsshme. Duhet të mendojmë zgjidhje afatgjatë për ta sjellë në standartet që na kërkon BE. Paketën ligjore e kemi në përputhje me standartet e BE por kur vjen puna tek menaxhimi nuk është i tillë,” tha Manja.

Sipas Manjës, se duhet të ketë masa alternative të dënimit dhe jo të shkohet vetëm drejt burgut.

Masat e sigurimit, jo për çdo gjë duhet të shkohet drejt burgut. Masat alternative të dënimit, janë pushtet që e ka drejtësia. Por e thotë kodi që për veprat që dënohen deri në 5 vite, shërbimi i provës mund të jetë një zgjidhje, pra duhen parë dënimet alternative. Kemi një masterplan të cilit akoma s’e kemi kaluar në qeveri, lidhur me strukturat akomoduese se ku duam të shkojmë deri në 2030. Duhet të mbyllim institucionet e komunizmit dhe të ndërtojmë dy tre struktura të reja”, shpjegoi Manja.

Ai tha se edhe personat që i shmangen drejtësisë dhe janë të dënuar në mungesë, e kanë mundësinë të vendosin vullnetarisht të shkojnë të ekzekutohet vendimi penal i formës së prerë.

Nëse janë kategori përfituese sipas ligjit të amnistisë, personat që i shmangen drejtësisë dhe janë të dënuar në mungesë e kanë mundësinë të vendosin vullnetarisht të shkojnë të ekzekutohet vendimi penal i formës së prerë. Është cështje e tyre. Ligji thotë që personat që janë të dënuar me vendim të formës së prerë dhe që vendim të hyrjes në fuqi të këtij ligji janë në institucionet tona dhe që janë kategori përfituese, përfitojnë nga ky ligj”, tha Manja.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania