Aktualitet

GJKKO dënon me 2 vite burg Safet Gjicin

Gjykata e Posaçme shpalli verdiktin duke dënuar me 3 vite burgim ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici për akuzën e korrupsionit, ndërsa nga gjykimi i shkurtuar dënimi ulet me 2 vite.

Gjykata ka ndryshuar akuzën ndaj ish-kryebashkiakut socialist nga ‘korrupsion’ në ‘shpërdorim detyre’. Ndërkohë, për Alma Kaçin, GJKKO ka dhënë dënimin me 1 vit burg, duke e shpallur fajtore atë për veprën penale “Prostitucion”.

Gjithashtu Safet Gjici i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 (pesë) vjetësh. Vendimi u shpall mbrëmjen e sotme nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Erjon Bani dhe Flojera Davidhi pasi gati 4 orë të mbledhur në dhomën e këshillimit

Safet Gjici sipas SPAK ka përfituar favore seksuale nga Kaci, duke i premtuar kësaj të fundit një projekt për qentë, ndërsa kjo e fundit ja ka ofruar favoret, përderisa kryen marrëdhënie seksuale orale në zyrën e punës së kryebashkuiakut.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania