AktualitetPolitike

Ndalimi i deputetëve të opozitës për të marrë pjesë në seancë, Bardhi: Do depozitojmë kallëzim ndaj kryetares së Kuvendit

Kryetari i grupit të PD Gazment Bardhi ka mbajtur sot fjalën e tij nga kryesia e Kuvendit.

Bardhi: Vepër penale shpërdorim detyre. Edhe deputetët e përjashtuar kanë të drejtën e protestës. Përveç 19 deputetëve të përjashtuar, dje u penguan të gjithë deputetët e opozitës që të merrnin pjesë në seancë. Kryetarja e Kuvendit sikur të mos kishte ndodhur asgjë, nisi seancën me gjysmën e sallës bosh. Duke marrë kështu autorësinë e asaj vepre penale. Do depozitojmë kallëzim ndaj kryetares së Kuvendit.

Bardhi shtoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mandatin e Olta Xhaçkës, nuk po zbatohet nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Nëse Rama ka marrë vendim të asgjësojë opozitën, do na ketë përballë.
Nëse do asgjësimin e shtetit, jam këtu për t’i kujtuar se do të na ketë përballë. Me arrogancën e shtetit shtohet qëndresa e njerëzve të lirë. Ne bëjmë betejë për qytetarët dhe parimet e një vendi demokratik.
Kuvendi ka degraduar aty ku fut në xhep vendimet Kushtetueses, i shpërfill, i injoron nuk i zbaton. Prej një viti me urdhër të Ramës kryetarja e Kuvendit pengon vendimin e GJK për mandatin e Xhaçkës. Kryetarja e GJK e konsideroi një veprim i paimagjinueshëm. Detyra jonë, të mbrojmë Kushtetutën e vendit dhe të mos i nënshtrohemi arrogancës së regjimit”, tha Bardhi.

 

 

Ai ka shtuar se ligji për komisionet hetimore do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania