Sport

FIFA cakton stadiumin e finales së Botërorit 2026

FIFA njoftoi mbrëmjen e sotme se është përcaktuar tashmë se cili do të jetë stadium i finales së kupës së botës se vitit 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Ndeshja që do të përcaktojë fituesen e ardhshme të Kupës së Botës do të luhet më 19 korrik 2026, në stadiumin “MetLife”, i vendosur në New Jersey, shtëpia e ekipeve amerikane të futbollit New York Giants dhe New York Jets.

Ceremonia e hapjes dhe ndeshja inauguruese do të mbahen në stadiumin historik “Azteca”, në Mexico City, më 11 qershor. Kryeqyteti meksikan bëhet kështu vendi i parë në histori që hap garën për herë të tretë pas edicioneve 1970 dhe 1986.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania