AktualitetPolitike

Berisha bën thirrje për protestë të madhë më 20 Shkurt

Lajmin Berisha e bëri të ditur në fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij, pasi protestuan për disa minuta para Parlamentit.

“Më 20 shkurt, Shqipëria në Tiranë në ditën anti-tirani, në ditën anti-Edvin, në ditën kundër krimit, kundër dhunimit të votës, për dinjitetin e Shqipërisë, për dinjitetin e shqiptarëve.

20 shkurti është dita e triumfit tonë, është dita e dridhjes në themele të pushtetit të krimit, të pushtetit të drogës, të monizmit të Edi Ramës.

Demokrate e demokratë, simbolet e krimit, simbolet e monizmit, simbolet e poshtërimit të shqiptarëve janë Parlamenti Rama-Linda, Kryeministria e Edvin Kristaq Xhelati, SKAP-i i Altin Dumanit, Surreli i Edvin Kristaq Xhelatit”, tha Berisha gjatë fjalës së tij në dritare.

Protesta e 20 shkurtit përkon me përvjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

Kujtojmë se opozita ka paralajmaruar përshkallëzimin e aksionit opozitar, drejt mosbindjes civile.

Protestat e opozitës po vijojnë me pretendimin se deputetëve demokratë po u shkelen të drejtat parlamentare në Kuvend, ndërkohë që Berisha ndodhet në “arrest shtëpie” me akuzat për korrupsion në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania