Sport

Barazim 1-1 i Elbasanit ndaj Flamurtarit

Barazim 1-1 i Elbasanit ndaj Flamurtarit, në ndeshjen e Kategorisë së Parë, ku duket se vetëm rezultati ishte paqësor. Në “Elbasan Arena”, vendasit nga Elbasani realizuan me Hilën në minutën e 55-të. Mysafirët komplikuan llogaritë në të 77-tën, pasi La Torre u ndëshkua me karton të kuq.

Gjithsesi, një gol me kokë i Shkurtajt vendosi baraspeshën dhe më pas, vetëm VAR-i i hoqi vlonjatëve tre pikët në minutat shtesë të ndeshjes. Ata gjetën golin me Oliveiran, por ai i u anulua me VAR mes protestash për një faull në nisjen e aksionit. Kësisoj, sfida u mbyll me shifrat 1-1, që nuk lënë të kënaqur asnjë nga dy skuadrat në rrethanat në të cilat u zhvillua takimi.Në fund për disa minuta vlonjatët rrethuan arbitrat duke protestuar gjatë për golin e anulluar nga sistemi VAR , ndërsa tifozëria vendase u irritua për reagimin e miqve.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania