Teknologji

Rivali i X tani ka 130 milionë përdorues në muaj

Shërbimi i mesazheve të shkurtra “Threads”, rivali i Meta -s kundrejt platformës X, tani ka 130 milionë përdorues aktivë mujorë, tha shefi i kompanisë Mark Zuckerberg ndërsa prezantoi rezultatet e tremujorit të parë të kompanisë mëmë të “Facebook”.

Kjo tregon se “Threads” ka fituar rreth 30 milionë përdorues të rinj brenda tre muajve.

“Meta” e nisi shërbimin në BE në dhjetor pas disa muajsh vonesë. Më herët, Zuckerberg tha se parashikoheshin më shumë se 1 miliard përdorues në “Threads”. Ai theksoi se shërbimi tani po përdoret më shumë sesa gjatë rritjes fillestare afatshkurtër në fillimin e verës së kaluar.
“Threads” është ende i vogël në krahasim me shërbimet e tjera të Meta-s. Facebook-u tani ka 3,07 miliardë përdorues aktivë mujorë.

Çdo muaj, 3,19 milionë përdorues aksesojnë të paktën një aplikacion nga grupi, i cili zotëron gjithashtu Instagram-in dhe WhatsApp-in.

“Threads” është i ndërlidhur me shërbimin e fotografive dhe videove të Meta-s në Instagram dhe për këtë arsye mund të mbështetet në lidhjet ekzistuese mes qindra miliona përdoruesve.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania