Sport

Presidenti i FSHF Duka: Akoma nuk kam arritur të bind qeverinë për…

Presidenti i FSHF Armand Duka ka qenë një nga emrat më të lakuar pro Ligjit të Sponsorizimit në sport duke tentuar jo pak herë të arrijë një marrëveshje me qeverinë. Sipas tij duhet të ketë një Ligj të Sponsorizimit që të sigurojë mbijetesën e sportit në përgjithësi në Shqipëri dhe jo vetëm në futboll, por në të gjitha sportet e tjera

Duka për moderatoren Çenkula Hasa në News24, faktin që akoma nuk është arritur një marrëveshje për këtë ligj e quan dështimin e tij të vetëm në karrierën në federatë!

Moderatorja: Ju keni qenë pro sponsorizimit të sportit në tërësi veçanërisht të futbollit, a ka pasur zhvillime rreth kësaj tematike?

Armand Duka: Ky është një nga dështimet e mia, me gjithë luftën dhe insistimin tim prej vitesh akoma nuk kam arritur të bind politikën, të bind qeverinë, që duhet ta bëj këtë lëvizje që të ndryshoj ligje që ndihmojnë zhvillimin e sportit në Shqipëri.

 

 

Nuk kërkohet që sporti të marrë një donacion apo të marrë disa leke nga buxheti i shtetit, padyshim disa lekë do burojnë nga diku por ne kërkojmë që sporti të ketë një lidhje direkte me biznesin, me kontroll nga lart, që të mos ketë rrugë për abuzime. Nuk është përkrahur deri tani, jemi nga të paktat vende që lëshojmë shumë pak nga buxheti në mënyra të ndryshme për sportin. Uroj mos të jetë dështimi im deri në fund, le të themi të karrierës time në FSHF.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania