AktualitetPolitike

Meta nga Pusteci: Këtu vetëm gomerët janë shtuar në 11 vite të ‘Rilindjes’

Ilir Meta nga Pusteci ka ironizuar qeverinë “Rama”, ndërsa thekson se në këtë vend vetëm gomerët janë shtuar.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Meta pohon se çmimi i karburantit vijon të jetë i lartë, duke bërë që fermerët mos të përdorin traktorët.

REAGIMI I METËS
Në Pustec, atje ku falë “Rilindjes” vetëm gomerët janë shtuar këto 11 vite qeverisjeje dhe kjo për dy arsye:

Së pari për shkak të çmimit të naftës që vazhdon të jetë në “qiell” dhe i paleverdisshëm për të përdorur traktorët për punimin e tokës;

 

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe guanako

 

Së dyti sepse i vetmi investim i bërë nga “Rilindja” prej gati 5 milionë euro për ujësjellësin, për shkak të korrupsionit, rezultoi në katastrofë për banorët e këtij komuniteti të mrekullueshëm, të cilët jo vetëm duhet të përdorin gomerët për të marrë ujë të pijshëm në burimet e dikurshme, por edhe për t’u larë u leverdis më shumë të përdorin ujin e liqenit të Prespës.

Mjafton të ndiqni këtë emision investigativ https://youtu.be/uV6aYUQHp6I?si=ËRvzM7xPjYt1RgzB për të kuptuar edhe më mirë pse në këtë parajsë natyrore pakësohen njerëzit e mrekullueshëm dhe sidomos të rinjtë e fëmijët, pakësohen lopët dhe bagëtitë e imta por shtohen gomerët.

Partia e Lirisë do të bëjë çdo përpjekje për t’i dhënë fund lënies në harresë dhe injorimit të halleve të këtij komuniteti të mrekullueshëm, që jo vetëm vuan pasojat e braktisjes e korrupsionit por edhe i rrezikohet shëndeti nga kjo papërgjegjshmëri. Me Partinë e Lirisë komuniteti maqedonas do të ketë vëmendjen dhe mbështetjen e merituar!

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania