RajoniSport

Ish-sulmuesi i Partizanit arrestohet gjatë ndeshjes nga policia

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në futbollin kosovar me protagonist ish-sulmuesin e Partizanit, Theofilus Solomon.

Sipas asaj që raporton “IndeksOnline”, lojtarit i janë vënë prangat nga policia gjatë ndeshjes që skuadra e tij, Dukagjini, po zhvillonte ndaj Dinamos së Ferizajt. Kur lojtari po bëhej gati të hynte në fushën e lojës për skuadrën e Dukagjinit në pjesën e dytë, forcat e policisë kanë ndërhyrë dhe e kanë arrestuar brenda ambienteve të stadiumit.

Solomon është arrestuar edhe më parë nga policia me akuzën e dhunës ndaj ish-të dashurës së tij, në periudhën kur ishte pjesë e të kuqve në kampionatin shqiptar. Që atëherë, ai kishte detyrim paraqitje në polici, por me sa duket ka shkelur këtë vendim të gjykatës dhe kjo ka çuar në arrestimin e tij të sotëm.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania