Sport

E diel/ Nga Inter-Juve, te Arsenal-Liverpool dhe derbi i Madridit

Ndërthurja e fatit e ka bërë ndoshta ditën më spektakolare të kalendarit futbollistik në kampionatet kryesorë të Europës, luhen Inter-Juventus, Arsenal – Liverpool, Real Madrid – Atletico, Lyon – Marsejë dhe madje edhe Panathinaikos – Olympiakos. Klasiket e kampionateve më të fortë të kontinentit që vijnë në të njëjtën ditë, dhe natyrisht në të njëjtin ekran, atë të platformës sportive që i mbledh të gjithë më të mirët, në SuperSport.

Në Itali, përtej rivalitetit të përjetshëm mes Inter dhe Juves, penalltisë së padhënë të Ronaldo fenomenit, Calciopolit këtë herë derbi i Italisë vjen me aromën e titullit. Interi kryesues, me statusin e skuadrës më të fortë të kampionatit dhe me një ndeshje më shumë në dispozicion, pret rivalët kryesorë për Scudetton, Juventusin e Max Allegrit, që kërkon fitoren për parakalimin e madh në një sfidë që i jep drejtim kampionatit.

Vështirësi përzgjedhjeje për orarin pasi vetëm 15 minuta më pas, në SS3, nis Real – Atletiko. Derbi i Madridit me Los Blancos kryesues të kampionatit, që kërkojnë kurorën e mbretërve të La Ligas, me luftëtarët Los Colchoneros që kërkojnë t’u vënë stërkëmbëshin në një sfidë që ka ofruar spektakël të jashtëzakonshëm. Në javët e fundit prodhuan dy përballje spektakolare.

Në Superkupë, Reali fitoi 5-3 ndaj Atletikos në gjysëmfinalet e Superkupës në një sfidë të jashtëzakonshme, Los Colchoneros u hakmorrën vetëm një javë më pas duke eleminuar merengesit nga Kupa e Mbretit duke fituar 4-2 në një sfidë ku u desh sërish shtesa për të vendosur fituesin. Shumë gola, klas, teknikë dhe llogari të hapura në një derbi të jashtëzakonshëm.

Sfida që duhet t’i zgjidhni pasi të keni parë natyrisht një ndër klasiket e futbollit anglez. Në orën 17.30 në SS2 nis Arsenal – Liverpool. Përballen dy prej skuadrave më spektakolare të kampionatit më të fortë në botë. Liverpuli kryesues me Klopp që në sezonin e tij të fundit, kërkon të lërë Anfield me titullin kampion, në transfertën më delikate përballë Topcinjve të Artetës, me futboll spektakolar dhe 5 pikë më pak se të kuqtë që te kjo sfidë shohin ndoshta shansin e fundit për t’i futur marshin e titullit të shumëëndërruar, që vjet e humbën vetëm në javët e fundit. Do të jetë padyshim një betejë spektakolare e denjë për ti mbajtur të gjithë me frymën pezull.

Sikur të mos mjaftonin 3 sfidat kryesore të kampionateve më të fortë të kontinentit, nga Ligue 1 vjen një tjetër klasike, Lyon-Marsejë, dy prej skuadravve më të titulluara dhe me histori të futbollit francez që pavarësisht klasifikimit, duan të tregiojnë se fisnikëria e kampionatit mbeten ato në një 90 minutësh që mbart dekada rivalitet, takim ky që transmetohet në 20.45 në SS4.

E kur bëhet fjalë për rivalitet, i jashtëzakonshëm është ai sidomos në Ballkan. Greqia është në ethet e Panathinaikos-Olympiakos, jeshiolët kundër të kuqve , është sfida që  historikisht ndez Athinën me armiqtë e betuar të futbollit helen, që edhe pse pa tifozë për shkak të përplasjeve të dhunshme, premtojnë një betejë të vërtetë në fushën e blertë, në takimin që transmetohet në orën 20.00 në SS5.Një e dielë vërtetë e jashtëzakonshme, vështirë të gjesh një ditë tjetër që bën bashkë kaq sfida spektakolare, e aq më shumë një platformë që i bën bashkë.

 

Top Channel

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania