Rajoni

Shpërthim me bombë pranë Ministrisë së Punës në Athinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku një bombë ka shpërthyer pranë Ministrisë së Punës.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 01:30 dhe si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Sulmi është marrë përsipër nga grupi “Vetëmbrojtja e Klasës Revolucionare”.

Më herët, rreth orës 12:40, një person i panjohur kishte telefonuar në një media dhe kishte raportuar se kishte varur një çantë jashtë Ministrisë së Punës , duke paralajmëruar se do të shpërthente për 40 minuta.

 

Pas shpërthimit, piroteknianët iu afruan vendit me shumë kujdes nga frika e një bombe të dytë, por nuk gjetën asgjë.

 

Njoftimi i Policisë

“Sot (02-03-2024) në ora 00:48 Qendra e Veprimit të Menjëhershëm është njoftuar përmes telefonit nga Gazeta e Redaktorëve se kanë marrë një telefonatë në lidhje me vendosjen e një lënde shpërthyese në Ministrinë e Punës, e cila do të shpërthente në 40 minuta.

Zona është rrethuar nga forcat e policisë të cilat kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, duke devijuar trafikun.

Mekanizmi ka shpërthyer në orën 01:29, duke shkaktuar dëme materiale.

Një hetim paraprak po kryhet nga Shërbimi Antiterrorist (D.A.E.B.)”.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania