Aktualitet

Rama podkast me “Talentet Shqiptare”

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar podkast me talentet shqiptare, këtë herë me gjashtë gjimnazistë që kanë krijuar një aplikacion për fëmijët me aftësi ndryshe.

Rama tha se projekti i tyre dhe puna ka marrë vlerësimin më të mirë.

“Episodi 2 i Sezonit 3 të Podkastit ‘FLASIM’, është një mozaik personazhesh të cilët nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin por i lidh fakti që kanë bërë sukses. Për të filluar si pjesa e parë e këtij mozaiku kemi gjashtë gjimnazistë, që kanë bërë një inovacion shumë të përparuar, shumë surprizues dhe ju keni marrë vlerësimin më të mirë për inovacionin tuaj”, tha kryeministri.

“Çdo gjë nisi nga një njoftim në rrjete sociale dhe duke njohur tre prej anëtarëve të tjerë të grupit, na njohu interesi i përbashkët për sipërmarrje dhe teknologji. Dhamë idenë për projektin dhe Hackathon dhe zgjodhëm temën që na pëlqeu më shumë që ishte ajo për fëmijët me aftësi ndryshe”, tha ajo.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania