AktualitetPolitike

Meta reagon pas deklaratave të Arben Ahmetajt: U kërcënua me jetë!

Pas intervistës dy net më parë të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetajt, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi nga Korça duke theksuar se është në traditën e partisë të Dushan Mugoshës dhe Ballkanit të Hapur që armiqtë e brendshëm t’i shpalli duke i damkosur në shërbim të dikujt tjetër. Sipas tij, ai është kërcënuar me jetë ndaj vendosi të arratisej.

“Është në traditën e partisë të Dushan Mugoshës dhe Ballkanit të Hapur që armiqtë e brendshëm t’i shpalli duke i damkosur në shërbim të dikujt tjetër. Nga ajo intervistë u kuptua qartë që nuk është akuzuar Ahmetaj nga shkeljet që ka bërë në një mënyrë të pavarur por që ka dënuar në radhë të parë në mbledhjen e kryesisë së partisë me atë shprehjen që këtu nuk e them dot por ai e tha për të qëndruar besnik i të vërtetës që ka ndodhur në mbledhjen e kryesisë.

Unë nuk kam patur asnjë raport të veçantë me këtë zotëri, me Ramën në të kaluar kam pasur raporte të afërta. Për inceneratorët se çfarë thotë sot Ahmetaj ju e dëgjuat vetë por unë për inceneratorët kam folur prej kohësh, kam bërë kallëzime, disa prej atyre që janë dënuar janë pikërisht nga ato fakte. Ahmetaj nuk pranoi që të ishte kokë turku dhe prandaj zgjodhi atë rrugë por që më mendimin tim ishte i gabuar, por është kërcënuar me jetë.

Nuk është gjë e re ajo që ka thënë por vjen si e re pasi dëshmoi nr 2 i qeverisë për 10 vite i cili bëri të qartë që nk kishte rol edhe në mendimin tim për këtë çështje ai mund të jetë i fundit, kryeministri dhe kryetari i bashkisë janë të parët”, tha Meta.

 

Sa i përket aksionit opozitar, Meta tha se ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të një projekti për të asgjësuar pluralizmin politik në Shqipëri. “Opozita është në këtë situatë të vështirë për arsye se kemi të bëjmë me një projekt të mirplanifikuar prej kohësh për asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri. Nuk është rastësi djegia e mandateve dhe lënia e parlamentit për dy vite Edi Ramës për të bërë ligje me porosi sa i përket koncesioneve të cilat janë të pamonitorueshme sot. Opozita pa asnjë diskutim që ka përgjegjësitë të saj për këtë situatë. por edhe po lufton në mbrojtje të pluralizmit politik për të rikthyer kushtetueshmërinë, të kthejë kuvendin në funksionin e tij”, tha ai.

Meta akuzoi drejtësinë se funksionon me regji. “Drejtësia me regji është një realitet prej kohësh dhe është pa asnjë diskutim një produkt i Ramaformës që është tjetërsimi i reformës në drejtësi sipas kushtetutës përmes shkeljeve të saj nga reformë në ramaformë në shërbim të tij për ta orientuar drejt goditjes së opozitës dhe për të shmangur goditjet nga skandalet e qeverisë”, shtoi më tej.

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania