Rajoni

Plagoset me armë zjarri shqiptari në Greqi

Fejzolli u dërgua në spital, ku edhe iu nënshtrua operacionit për heqjen e plumbave. Mjekët thonë se gjendja e tij është e rëndë. Policia gjeti në vend ngjarje 3 gëzhoja të një pistolete 9 mm, ndërsa makina e markës Smart të shqiptarit do t’i nënshtrohet kontrollit për gjetjen e ndonjë gjurme të autorëve.

Zona në të cilën ndodhi ngjarja është ‘arenë’ përballjes mes bandave të lokaleve të natës në Athinë. Ajo është vetëm pak metra nga zona e lokaleve të natës Gazi, vend ku ndodhin shpesh akte dhune dhe përleshje të armatosura mes bandave.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania