Aktualitet

Partia Demokratike paralajmëron protestë për ditën e hënë.

Deputetët e Partisë Demokratike, konkretisht ata që mbështesin grupin Bardhi-Berisha kanë paralajmëruar protestë për ditën e hënë.

Protesta do të mbahet më 5 shkurt në orën 16.30 jashtë Kuvendit. Ata do të ngrihen në protestë për përjashtimin e 19 deputetëve të opozitës, për mosngritjen e komisioneve hetimore si dhe për mosndryshimin e përbërjes së komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Në lidhje me protestën deputeti i PD, Flamur Noka tha se protesta do të nisë jashtë Kuvendit, por do të mbyllet poshtë pallatit të Sali Berishës, të cilin e quajti “Parlamentin e shpresës”.

“Kanë përjashtuar zonjt deputete, sepse ky regjim nuk pranon që ti të protestosh në mënyrë shumë të thjeshtë me pankarta në dorë. Atëherë çfarë do bëjmë. Ne do të thërrasim një protestë të hënën në orën 16:30 tek Parlamenti, do të jetë një tjetër protestë. Një protestë tek Parlamenti, për fjalën e lirë, për parlamentarizmin, kundër Lindës së Parlamentit që është kukull me telekomandë.

Diversifikimi është do ta nisim aty, do të bëjmë protesta të tjera, drejt mosbindjes civile. Çdo aktivitet ditor do ta ketë mbylljen te Parlamenti i Shpresës. Ne do të zbatojmë çdo lloj pike të protokollit të mosbindjes civile”, tha Noka për “Now me Erla Mëhillin në “Euronews” mbrëmjen e djeshme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania