AktualitetSport

Rama “kritikon” kreun e futbollit italian: 4 herë erdhe në Tiranë dhe s’më ke takuar

Në fjalën hapëse kryeministri Edi Rama ka bërë një batutë edhe me Gabriele Gravinën. Një nga zv.presidentët e UEFA-s dhe kreu i futbollit në Itali, pasi Gravina për herë të katërt viziton Shqipërinë dhe Edi Rama i tha se nuk e ka takuar.

“Falenderoj edhe Gravinën, kreun e futbollit në Itali, që ka katër herë që vjen në Tiranë dhe nuk më ka takuar. Unë nuk e dija që ju keni ardhur katër herë këtu dhe nuk keni bërë asnjë shenjë edhe ndaj meje, por siç e thotë dhe profesori, ju të mëdhenjtë, presidentët e futbollit ndjeheni shumë të mëdhenj për të folur me të vdekshmit e zakonshëm e jo më me trajnerë e kryeministër.

Dua të ftoj të gjithë të vijnë të ndjekin këtë ekspozitë. Futbolli hyn në çdo shtëpi, të paktën nga një anëtar i familjes. Forca e futbollit nuk është vetëm në atë çka ndodh për 90 minuta. Futbolli ndryshon kultura dhe Paolo Rossi shkoi tej limiteve pa e humbur buzëqeshjen”, tha Edi Rama.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania