Sport

Kumbulla firmos me Sassuolon

Kanë përfunduar vizitat mjekësore të Marash Kumbullës me Sassuolo-n. Ashtu siç pritej, ka tym të bardhë mes Sassuolos dhe Romës, me detajet e fundit tashmë të rregulluara.

Operacioni mbyllet në bazë të një huazimi të thatë deri në fund të sezonit, me Udinese të tërhequr efektivisht nga negociatat duke pasur parasysh dështimin për të shitur Nehuen Perez te Napoli.

Mëngjesin e së enjtes futbollisti shqiptar i lindur në vitin 2000 ka firmosur kontratën me Sassuolo-n, atje ku gjen edhe mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania