Aktualitet

Korçë, nënë e bijë gjenden të vdekura në banesë

Nënë e bijë, janë gjetur të pajeta këtë të enjte brenda banesës ku jetonin, në lagjen 17, në Korçë.

Mësohet se dera e banesës ka qenë e mbyllur, ndërsa ka qenë zjarrfikësja që ka hapur derën duke gjetur të vdekura të dyja shtetaset në banesë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, megjithatë nga hetimet paraprake, nuk ka dyshime për ngjarje kriminale pasi nuk janë konstatuar shenja dhune te viktimat.

Pritet të bëhet ekspertiza mjeko ligjore për të zbardhur plotësisht rrethanat, megjithatë policia njoftoi paraprakisht se gratë kanë humbur jetën për shkaqe natyrale.

“Rreth orës 16:42, në lagjen nr. 17, Korçë, në banesë, janë gjetur pa jetë, pa shenja dhune shtetaset E.V., 75 vjeçe dhe vajza e saj O V., 54 vjeçe. Nga të dhënat e para, rezulton se këto shtetase nuk ju ishin përgjigjur në telefon familjarëve të tyre, prej disa ditësh.  Dera e banesës së tyre është hapur nga shërbimet e zjarrfikësve, pasi ishte e kyçur nga brenda. Paraprakisht dyshohet se këto dy shtetase mund të kenë humbur jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës së këtyre shtetaseve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Nënë e bijë jetonin bashkë në banesë, me të moshuarën e cila ishte e paralizuar, ndërsa për të kujdesej e bija. Vajza mund të ketë pësuar arrest kardiak dhe gjatë kësaj kohe e moshuara nuk ka pasur mundësi reagimi.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania