Aktualitet

Hajdutët bëjnë ‘kërdinë’ në fshatin Zhulaj të Memaliajt

Në 48 orët e fundit janë vjedhur 12 banesa në fshatin Zhulaj, Njësia Administrative Krahës e Bashkisë Memaliaj.

Një grup i mirëorganizuar hajdutësh kanë plaçkitur orendi, sende me vlere dhe makineritë bujqësore. Po kështu banorët thonë se u kanë marrë dhe produktet ushqimore, si vaji i ullirit, fasulet, grurin e deri tek mandarinat në pemë. Këtë e dëshmojnë dy banorë të fshatit për Report TV.

Hajdutët kanë hapur me forcë dyert e shtëpive mes tyre edhe ato që janë të pabanuara për shkak të emigrimit. Është hera e parë që fshati bie pre e vjedhjeve masive, ndaj banorët shtojnë se ndihen të pasigurtë për jetën dhe u kanë bërë thirrje policisë  të zbulojnë autorët.

‘Mund të kenë qenë edhe mbi 12 veta që na kanë vjedhur.’- tha një nga banorët.

Lidhur mbi këtë ngjarje, Drejtoria e Policisë Vendore Gjirokastër, e ka përcjellë me një njoftim të thatë pa dhënë shumë detaje të ngjarjes ku thotë se janë vjedhur dy banesa, ndërsa banorët pretendojnë se janë 12 të tilla.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania