Aktualitet

Axhami: Rritja e cilësisë në arsim, perveçse rritjes pagës, sot kërkon një projekt madhor studimor kombëtar e profesional.

Pas deklarates se kryeministrit Rama mbi rritjen e pagave per arsimtaret, ka reagur ne rrjetet sociale dhe Kryetari i Legalitetit, Shpetim Axhami.
Postimi i plote :
Rritja e pagave në arsim!
Kjo rritje, nëse ndodh, ka qenë e nevojshme shumë më shpejt, që arsimi të mos binte në nivele të tilla edhe prej braktisjes nga shumë mësues dhe prej nxënësve cilësor që mund të studionin në degët e mësuesisë.
Në këtë rast nuk zë vend as shprehja “ Më mirë vonë se kurrë” pasi shumë shkolla tashmë pothujse janë zbrazur dhe mësues do kemi gjithmonë e më pak.
Zhvillimi dhe rritja e cilësisë në arsim, perveçse rritjes pagës, kjo domosdoshmëri, sot kërkon një projekt madhor studimor kombëtar e profesional.
Sido, urojmë që qeveria të mbajë premtimin dhe pagat të rriten!
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania