Aktualitet

Arrestohen katër persona! Sekuestrohen 16.2 kilogramë kan’abis

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Lokacioni”, u sekuestruan nga policia 16.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 90 gramë kokainë, para dhe 5 celularë.

Në pranga u vunë: 32-vjeçari D. D., 23-vjeçari H. Z., 23-vjeçari V. K. dhe 23-vjeçari H. M.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, ata u kapën në parkingun e një qendre tregtare në periferi të Tiranës, duke shkëmbyer 2 qese plastike brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës së shtetasit H. M., në Korçë, policia gjeti dhe sekuestroi, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania