Aktualitet

U arrestuan për drogë, lirohen nga burgu 6 persona në Lezhë

Mësohet se Gjykata e Lezhës vendosi të ndryshojë masat e sigurisë “Arrest në Burg” të dhënë me 18 janar në mungesë ndaj tyre, duke vendosur “Detyrim Paraqitje” për njërin prej tyre dhe “Arrest në Shtëpi” për 5 personat e tjerë të arrestuar, të cilët janë vënë nën akuzë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Vendimi u dha nga gjyqtari Lirim Bulica, i cili pasi dëgjoi palët ndryshoi masat e sigurimit për personat e arrestuar.

Njoftimi i policisë pas operacionit:

Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli 2” dhe të hetimit proaktiv të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë, janë ekzekutuar masat e sigurimit “arrest me burg” për 6 persona, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Gjithashtu, po në kuadër të këtij operacioni “Tempulli”, në muajt dhjetor dhe janar, janë arrestuar në flagrancë 14 shtetas dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë 10 të tjerë.

Të sekuestruara gjatë këtij operacioni në cilësinë e provës materiale janë:

– 6 kg lëndë narkotike kanabis sattiva

– 50 doza kokainë

– 42 aparatë celularë

– 3500 euro

– peshore elektronike

– grirëse për lëndë narkotike”.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?