Aktualitet

Dumani flet hapur: Disa prokurorë dhe gjykatës flirtojnë me pushtetin

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, gjatë një takimi në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, nuk ka hezituar të japë mesazhe të qarta për hetimet e dosjeve “të nxehta”.

Teksa theksoi se SPAK-u nuk ka asnjë varësi me pushtetet e tjera, ai nuk përjashtoi mundësinë që ka prokurorë dhe gjykatës që flirtojnë me pushtetin e Edi Ramës.

“Për të qenë të suksesshëm në luftën kundër korrupsionit duket legjislacion i mirë dhe struktura të specializuara dhe këto struktura. Ne kemi pavarësi totale të garantuar nga Kushtetuta. Nuk kemi marrëdhënie varësie me pushtetet e tjera. Mirëpo, gjithçka varet nga integriteti i secilit prokuror dhe gjykatës, mund të jesh i pavarur, por zgjedh të flirtosh me pushtetin”, tha Dumani.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?