ShowStil/Jetë

Vëllai i Ilnisës zbulon çfarë i tha gazetarja para hyrjes në “BBV3″…

Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat e para kanë nisur, teksa mes banorëve ka ngacmime, pëlqime, provokime e madje dhe aleancat e para.

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse.

Ndërkohë, i ftuar sonte në “Big Brother Radio” programi i Top Albania Radio ishte vëllai i Ilnisës, Kevin Agolli i cili i tha të gjitha.

Nga raporti me vajzën deri te afrimiteti me Meritonin, ai shuan çdo kureshtje rreth gazetares. Ja çfarë tha ai për raportin që Ilnisa ka krijuar me Meritonin.

“Për mua nuk ka asgjë, brenda kornizave të lojës”.

A do lidhej në shtëpinë e Big Brother Ilnisa?! Ja çfarë thotë ai:

“E kemi diskutuar para se të hynte dhe më tha jo. Por duke njohur dinamikat, nuk besoj, edhe me rastin e Meritonit. As për lojë nuk do e bënte…”

Por a e shikon ai në finale Ilnisën?!

“Është në një shtëpi me banorë që janë kundërshtarë të saj. Nëse vazhdon kështu, e shikoj në finale”.

Top Channel

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania