AktualitetPolitike

Berisha zbulon disa nga pyetjet nga prokurorëve të SPAK: U përpoqa mos t’i fyeja.

Ish kryeministri Sali Berisha ka zbuluar sot për mediat disa nga pyetjet të cilat iu bënë nga prokurorët e SPAK.

Ai u shpreh se mes të tjerash u pyet në lidhje me letrat me vlerë.

Berisha u shpreh se si pasojë e ligjit të dekretua nga ai në 1995 kur ishte president i  vendit, dhëndri Jamarbër Malltezi, ka përfituar vetëm 64 euro.

Berisha: Për letrat me vlerë u përmbajta të mos i fyeja. Historia e letrave me vlerë, është praktikë e dekretuar nga unë në 1995, ku në shumë vende ish komuniste propozohej emetimi i tyre që qytetarët të fitonin nga privatizimi i pasurive. Letrat me vlerë, vendimi doli 1 muaj pasi ishin paguar 90 përqind të detyrimeve shtetërore, familja Begeja kishte 40 përqind, gjithsej kishin 5 përqind për të paguaj.
Jamarbër Maltezi fitoi gjithsej 64 euro.

Berisha: Gjeta aty një grup të terrorizuar në një karrike bosh qëndronte McGonigal, në tjetrën ishte ulur Rama dhe unë  në emrin tuaj dhe të PD u deklarova si vijon: Pasi i pyeta pse vijoni me këtë terror. Të hysh aty, hyn si në një, nuk mund ta imagjinoni në çfarë masash sigurie.

Pasi ju deklarova se Berisha është këtu në përputhje me parimin që beson se çdo njeri që thirret nga organet e hetuesisë duhet të paraqitet për t’u marrë në pyetje.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?