SPRINT NEWS ALBANIA

AnalizeShkrime

Axhami: Sot, 104 Vjet nga Kongresi Kombëtar i Lushnjes.

Nga Shpëtim Axhami- Kreu i Legalitetit.

👇

Sot, 104 Vjet nga Kongresi Kombëtar i Lushnjes.

Kongresi i Lushnjës jetësoj Pavarsinë e Shqipërisë dhe Ahmet Zogu luajti rolin kryesor në jetësimin e vendimeve të Kongresit.
Me vendimet dhe qëndrimet e tij Kongresi i Lushnjes arriti të pengoj një coptim tjetër i trojeve tona, që po pregatitej për në Konferencën e Parisit.
Aty nisi parlamentarizmi dhe instutucionalizimi i shtetit Shqiptar.


U krijua Këshilli i Lartë i Regjencës ( nl rolin e kryetarit të shtetit) ky përbëre prej katër vetash, u miratua akt kushtetuta ( ritheksohej sovranitetit i Shqipërisë dhe mbrotja me çdo kusht e tij)
Kongresi krijoj Këshillin Kombëtar ( parlamentin e parë) i përbërë nga 37 përfaqësues.
Që këtu u hap rruga për bërjen e shtetit të parë modern shqiptar përgjatë vitebe 20 dhe ‘30 prej Ahmet Zogut nga këtu ministër i brendshëm e më vonë kryeministër, president dhe Mbret i Shqiptarëve.
Mbreti Zog luajti një rol thelbësor në jetësimin e Kongresit.


Në ato ditë të trazuara ku Shqipëria luftonte për ekzistencën e saj të brishtë, Mbreti Zog, shoqëruar nga qindra luftëtarë të tij, siguroi mbrojtjen dhe zhvillimin e punimeve të Kongresit dhe lëvizjen e qeverisë dalë prej tij për në drejtim të Tiranës.
“Të përdorim armën e diplomacisë dhe diplomacinë e armës”
Kongresi i Lushnjes mbetet një prej ngjarjeve më të rëndësishme kombëtare me rol të pazëvendësueshëm në ruatjen e pavarsisë e të trojeve tona si dhe në bërjen e shtetit shqiptar, prandaj Kongresi i Lushnjes me patjetër duhet të shpallet festë kombëtare e jona.
Në Republikën e parë Shqiptare të 1925 me presisentin e I Ahmet Zogun dhe më pas në periudhën e Mbretërisë, Kongresi i Lushnjes ishte feste Kombëtare. Pas Pavarësisë së shtetit më 1912, ky kongres siguroi insitucionalizimin dhe parlamentarizimin e shtetit!

Sot shqiptarët ndihen krenari duke përkujtuar këtë ditë të rëndësishme kombëtare dhe të patriotët dhe burrat e shteti, të cilët mbrojtën Pavarësinë e Shqipërisë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?