SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Balla bën bilancin për të ndaluarit nga Policia në 24 orët e fundit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë bilancin e operacioneve të zhvilluara nga policia në 24 orët e fundit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Balla shkruan se përmes operacioneve kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit” gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar/proceduar 22 shtetas në Tiranë, Dibër, Durrës, Korçë, Elbasan dhe Sarandë.

Po ashtu, efektivët kanë kapur edhe 2 shtetas në kërkim nga drejtësia, si dhe janë goditur 7 raste të kontrabandës, 2 të dhunës në familje dhe të përndjekjes.

Gjatë aksionit sipas ministrit Balla, është sekuestruar sasi lëndësh narkotike në Dibër, mallra të kontrabanduara në Tiranë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

 

“Policia e Shtetit përmes operacioneve kombëtare “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit” gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar/proceduar 22 shtetas në Tiranë, Dibër, Durrës, Korçë, Elbasan dhe Sarandë. Janë kapur 2 shtetas në kërkim nga drejtësia, janë goditur 7 raste të kontrabandës, 2 të dhunës në familje dhe të përndjekjes. Është sekuestruar sasi lëndësh narkotike në Dibër, mallra të kontrabanduara në Tiranë dhe sende të tjera të kundërligjshme”, shkruan Balla.
Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?