AktualitetEkonomi

Nga nesër tatim i ri për profesionet e lira, udhëzimi për tatimin mbi të ardhurat

Nga dita e nesërme 1 janar 2024 hyn në fuqi ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Përmes ligjit të ri, të ardhurat nga punësimi do të tatohen sipas normave progresive 13% dhe 23%; të ardhurat neto nga biznesi tatohen sipas normave progresive 15% dhe 23%; të ardhurat nga investimi tatohen sipas normave respektive 8% dividendi dhe ndarjet e fitimit dhe 15% të ardhurat e tjera nga investimi.

Përmes ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” nga 1 janari 2024 të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohem më si biznes i vogël me 0%, por të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi, pas shpenzimve të zbritshme sipas nenit 22 të ligjit, të vetëpunësuarit do të tatohen me normat 15% për fashën 0 deri 14,000,000 lekë dhe mbi 14,000,000 lekë vendoset tatimfitimi 23%.

“Për të ardhurat vjetore nga biznesi, për të cilat baza e tatimit është e ardhura neto e tatueshme, pra diferenca e të ardhurave minus shpenzimet e zbritshme, zbatohen normat progresive, si më poshtë:

  1. a) 15% për të ardhurat neto të tatueshme (fitimi i tatueshëm) deri në 14.000.000 lekë në një vit tatimor;
  2. b) 23% për çdo lekë shtesë të të ardhurave neto të tatueshme (fitimit të tatueshëm) mbi 14.000.000 lekë në vit”, thuhet në Udhëzimin e përgjithshëm “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Udhëzimi gjithashtu përcakton se nëse një i vetëpunësuar, 80 % të të ardhurave bruto (të ardhurat e arkëtuara) i siguron nga 1 klient i vetëm, apo 90 % të të ardhurave bruto (të ardhurat e arkëtuara) nga më pak se 3 klientë, për qëllime të llogaritjes së detyrimit tatimor mbi të ardhurat neto (të ardhura të arkëtuara minus shpenzimet e zbritshme të biznesit) vjetore/mujore të tij, do të aplikohen normat e tatimit mbi pagën.

Ndërkohë është publikuar edhe lista me aktivitetet ekonomike të cilat do t’i prekë taksimi i ri.

Tatimpaguesit duhet të kontrollojnë listën për të kuptuar nëse janë të përfshirë ose jo në listë në mënyrë që të bëjnë ndryshimin/përditësimin e kodit ekonomik në përputhje me aktivitetin që ushtrojnë.

Njoftimi:

Njoftim i rëndësishëm!

Ligji i ri për “Tatimin mbi të ardhurat”

Administrata Tatimore thirrje tatimpaguesve: Përditësoni saktë kodin ekonomik të aktivitetit tuaj!

Të nderuar Tatimpagues,

Nëpërmjet këtij njoftimi ju drejtohemi të gjithëve ju që e keni qarkullimin deri në 14 milionë lekë.

Nga 1 janari i vitit 2024 në zbatim të ligjit të ri për “Tatimin mbi të Ardhurat” tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet ekonomik sipas përcaktimeve të VKM do të takohen me 15%.

Këshillojmë tatimpaguesit të kontrollojnë listën (bashkëlidhur) për të kuptuar nëse janë të përfshirë ose jo në listë në mënyrë që të bëjnë ndryshimin/përditësimin e kodit ekonomik në përputhje me aktivitetin që ushtrojnë.

Nëse aktiviteti juaj ekonomik është i përfshirë në listë, ju njoftojmë se duke nisur nga 1 janari ju do të tatoheni me 15%.

Administrata Tatimore ju fton të përditësoni dhe të saktësoni kodin tuaj ekonomik, përndryshe do të jeni objekt i verifikimit të thelluar nga strukturat e saj të specializuara.

Korrigjimi i kodit ekonomik bëhet online nëpërmjet shërbimeve tatimore “Aplikim për ndryshim të personit fizik” ose “Aplikim për ndryshime në të dhënat e regjistrimit për shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar (SHPK)”.

Administrata Tatimore ju sugjeron gjithashtu që për informacione apo këshilla të mëtejshme ti drejtoheni kanaleve të saj të komunikimit, si edhe qendrës së thirrjeve në numrin e kontaktit: 08000002 apo ekspertëve të tjerë të fushës (ekonomistë).

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?