Sport

Dy sportistët e Tiranës vlerësohen nga KOKSH si Sportisti dhe trajneri më i mirë i vitit.

Sportistët e Tiranës janë vlerësuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në mbrëmjen gala “Yjet e Sportit 2022-2023”. Në këtë mbrëmje gala, u nderuan me çmime disa nga emrat e njohura të sportit shqiptar, duke kujtuar arritjet e tyre të jashtëzakonshme gjatë kësaj periudhe.

Dy sportistët e kryeqytetit, xhudoka Infrit Çullhaj dhe trajneri i tij, Shkurt Çullhaj, u nderuan nga kampioni dhe veteran i xhudos, Ylli Ujka.

Puna sistematike, këmbëngulja e pjesëmarrja në shumë aktivitete, titujt dhe medaljet e ndrryshme u kurorëzuan këtë fundvit me këtë vlerësim.
Kampioni Ylli Ujka deklaroi se Indrtit Çullhaj ka zgjedhur skuadrën e duhur për të marrë eksperiencën se cila është rruga për të qenë një kampion. “Më vjen ndërmend një shprehje e bërë virale nga Xhek Ma, themeluesi i rrjetit të njohur Ali Baba: “Nëse je 20-30 vjeç, ti duhet të ndjekësh një shef të mirë dhe t’I bashkohesh një skuadre të mirë për të mësuar se si të bësh gjërat mirë. Kur je 30 – 40 vjeç, nëse do të bësh diçka për vetën tënde, bëje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Por kur je 40-50 vjeç, duhet të bësh gjërat të cilat ti je shumë i mirë për t’i bërë. Kur të jesh 50-60 vjeç, harxho kohën tëndë duke trajnuar dhe mbështetur të rinjtë për të përgatitur gjeneratën e ardhshme”. Jam shumë i lumtur që vlerësimin për xhudistin më të mirë të vitit t’ia dorëzoj sportisit Indrtit Cullhaj dhe vlerësimin për trajnerin më të mirë për Lutfi Cullhaj. Dhe duke iu rikthyer shprehjes së bërë virale, jemi të gjithë krenar që Indriti ka zgjedhur skuadrën e duhur për të marrë eksperiencën se cila është rruga për të qenë një kampion dhe Lutfiu ndërkohë që po jep kontributin e tij për sportin e xhudos, ku ai po bën diçka për të shpalosur talentin e tij dhe që ka dhënë rezultate konkrete”, deklaroi Ylli Ujka.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?