AktualitetPolitike

Refuzimi i komisioneve hetimore, Rama mohon të ketë një shqetësim nga ndërkombëtar

Kryeministri Edi Rama mohon të ketë një shqetësim nga ndërkombëtarët për refuzimin e ngritjes së komisioneve hetimore në kuvend që kërkon opozita.

Kreu i qeverisë thotë edhe se në progres raport është prekur çështja e komisioneve hetimore, por nuk thuhet nëse duhen ngritur apo jo.

“Nuk më ka ardhur asnjë shqetësim nga ndërkombëtarët. Pr/raporti e konstaton si fakt, por nuk thotë që duhen ngritur apo jo. Komisionet janë një instrument i opozitës, por në respekt të Kushtetutës dhe ligjit. Nuk po i mohojmë të drejtën kushtetuese askujt. Ky është një refuzim me abuzimin me të drejtën”, tha Rama.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?

PANELE DIELLORE-Solares Albania